Pa e aktivizuar furrën dhe pa shpenzim kohe: Ëmbëlsirë sulltani e shpejtë

Një rast i mirë për të provuar diçka më ndryshe

Përbërësit:

– 180 g biskota,
– 60 g pluhur kakaoje.

Për lyerje:

– 1 litër qumësht,
– 100 g miell,
– 120 g sheqer,
– 20 g gjalpë,
– 80 g çokollatë.

Edhe:

– 200 ml ajkë të ëmbël,
– 2 lugë sheqer,
– 1 lugë kakao.

Përgatitja:

Biskotat grini në blender, pastaj shtoni kakaon dhe përzieni. Vendosni në tepsi dhe rrafshoni.

Në një tenxhere hidhni qumështin (ose qumështin e sojës), kakaon, miellin dhe sheqerin. Përzieni mirë dhe kulloni që të mos mbeten droçka.

Shtoni gjalpin apo margarinën jo të yndyrshme, zieni duke i përzier vazhdimisht derisa të trashen. Pastaj hiqni nga shporeti, shtoni çokollatën dhe përzieni derisa të bashkohen.

Mund ta përzieni edhe me mikser dore për t’u siguruar që të mos ketë gunga, sepse duhet të merrni një masë të lëmuar. Më pas hidheni mbi bazën e biskotave. E rrafshojmë mirë, më pas e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti e më pas në frigorifer për 2 orë.

Rrihni ajkën e ëmbël (ose kremin e ëmbël pa yndyrë) me kakao dhe sheqerin, më pas shpërndajeni mbi mbushje. Priteni ëmbëlsirën dhe rrotullojeni me shpatull për t’i dhënë formën e duhur.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

SHARE