DENTISTËT MUND TË NDALOJNË OFRIMIN E SHËRBIMEVE FALAS

Stomatologët në Mal të Zi mund të ndalojnë ofrimin e shërbimeve falas për fëmijët, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara, studentët dhe personat mbi 65 vjeç që nesër, nëse Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FZO) nuk i pranon kërkesat e tyre, paralajmëroi Dhoma Dentare.

Ata thanë se kontratat për ofrimin e shërbimeve stomatologjike, të cilat stomatologët kanë lidhur me Fondin për sigurim shëndetësor, pushojnë së vlefshmi sot.

Ata përkujtuan se, sipas këtyre kontratave, stomatologët ofrojnë shërbime stomatologjike për personat e siguruar në kurriz të Fondit, në radhë të parë për fëmijët deri në 18 vjeç, fëmijët pa kujdes prindëror, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara, studentët deri në moshën 26 dhe personat mbi 65 vjeç.

Po ashtu, theksuan se një numër i madh i stomatologëve janë të pakënaqur me mënyrën e përllogaritjes dhe nivelin e çmimeve për shërbimet që ofrojnë sipas kontratave me Fondin.

Sipas tyre, çmimet dhe mënyra e llogaritjes së shërbimeve nuk kanë ndryshuar prej vitesh, e as buxheti për shërbimet stomatologjike nuk është rritur.

Të siguruarit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të kenë shërbime dentare për dy vitet e ardhshme, njoftoi Fondi.

SHARE