Ministria e Arsimit fton prindërit e fëmijëve që mbushin gjashtë vjet në këtë vit kalendarik që të dorëzojnë aplikimet për regjistrim në klasën e parë në mënyrë elektronike, duke filluar nga data 3 prill, në adresën e internetit www.upisi.edu.me.
Sipas dispozitave të nenit 33 të Ligjit për arsimin fillor, është përcaktuar se fëmijët regjistrohen në shkollën fillore, si rregull, gjatë muajit prill.
„Në pajtim me dispozitat e nenit 34 të ligjit të përmendur, fillimi i shkollimit të fëmijës mund të shtyhet për një vit shkollor, nëse konstatohet se fëmija nuk është gati për të shkuar në shkollë, me propozimin e Komisionit ose të prindërve,“ thekson Ministria e Arsimit.