SHKRELA: MENDOJ SE NESËR DO TË PROPOZOJMË KANDIDATIN PËR KRYETAR TË KSHZ-së

Komisioni Administrativ i Kuvendit të MZ, do të duhet të paraqesë nesër një kandidat për kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhor, për të cilin deputetët e Kuvendit të MZ, do të deklarohen në plenum, deklaroi Kryetari i këtij Komisioni Luigj Shkrela.

Shkrela, për agjencinë “MINA”, deklaroi se kanë konkuruar pesë kandidat dhe  se disa nga ata i përmbushin kushtet, kurse disa jo.

Në konkurs për kryetar të KSHZ-së, janë paraqitur: Beshir Kajeviq, Shefket Krciq, Gjorgjije Vukçeviq, Amer Shukurica dhe Jovan Vojinoviq.

“Unë mendoj se nesër do të propozojmë një kandidat, nga kandidatët që i plotësojnë kushtet”, deklaroi Shkrela.

SHARE