Kryetar u zgjodh Ruzhdi Gjokaj,kurse nënkryetarë Nicholas Sinishtaj, dhe Marash Ulaj, sekretar Luigj Gjokaj, kurse arkëtar Zef Ivanaj dhe Arben Gjokaj.
Si çdo vit edhe këtë vit shoqata do të mbajnë darkën tradicionale Së Bashku për Malësinë,e ku bashkohen ndihma financiare për nevojat e ndryshme të Malësorëve atje në Malësinë ton të dashtur, si për student,skamnorë, aktivitete kombëtare, simpoziume shkencore e historike, dhe kudo qe e kërkon momenti i ndonjë tragjedie, kumtuan ndër të tjera nga kjo shoqatë.