Opozita duhet të fokusohet në reformat e legjislacionit zgjedhor dhe reformave tjera, pasiqë ajo sa do të jetë politikisht e ndryshme, mundet të përcaktojë kushtet e përbashkëta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kumtuan nga Partia Social Demokratike e Ranko Krivokapiq.
Siç kumtuan, PSD mbetet e angazhuar për të siguruar të gjitha parakushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si një parakusht themelor për demokratizimin e shoqërisë sonë.
“Për këto arsye, ne kemi pranuar pjesëmarrjen në Grupin Punues për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor dhe reformave të tjera, me qëllim të qartë për të siguruar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme sipas legjislacionit të ri zgjedhor, duke ofruar mekanizma garantues për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar”, kumtuan nga PSD-ja.
Ata theksuan se këtë qëndrim e kanë mbështet përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët bën presionin kyç ndaj Partisë Demokratike të Socialistëve për të pranuar dialogun mbi këtë temë.
Fronti Demokratik i bëri thirrje të hënën opozitës që me veprim të përbashkët joinstitucional, që nënkupton protesta të përgjithshme qytetare, të detyrojnë Qeverinë të japë dorëheqje, me qëllim të krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Lidhur me këtë nga Partia Social Demokratike, kumtuan se përfaqësuesit e Frontit Demokratik, tashmë vetem se kanë pranuar pjesëmarrjen në Këshillin për reforma zgjedhore dhe janë të mendimit që edhe partitë e tjera të opozitës duhet të bëjnë të njëjtën gjë, sepse kështu do të ushtrohet më fuqimisht presion tek pushteti.