KOMISIONI PARLAMENTAR PËR EKONOMI, JEP DRITËN JESHILE PËR BUXHETIN E VITIT TË ARDHSHËM

Komisioni i Parlamentit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet i propozoi sot Kuvendit të Malit të Zi, të miratojë Projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, i cili sipas Ministrit të Financave të MZ, Darko Radunoviq është i qëndrueshëm deri në detaje të fundit.

Radunoviq tha se me ligjin e propozuar parashikohet shuma totale e hyrjeve,  në vlerë prej 2.38 miliardë euro.

“Për këtë, buxheti i tanishëm arrin në vlerë rreth 910.74 milionë euro, fondet e buxhetit të shtetit 700 milionë, buxheti kapital 320.93 milion euro, nga transaksionet e financimit 432.35 milion eura dhe  nga rezervat 20 milion euro”, tha Radunoviq.

Ai tha se buxheti i vitit të ardhshëm është rezultat i vazhdimit të zbatimit të masave të konsolidimit fiskal që synojnë rritjen e të ardhurave buxhetore dhe optimizimin e shpenzimeve buxhetore, në mënyrë që të sigurohet reduktimi i deficitit buxhetor dhe krijimi i kushteve për një rënie graduale të borxhit publik.

“Të ardhurat buxhetore në vitin e ardhshëm janë planifikuar në shumën prej 1.82 miliardë euro, ose 38.2 për qind të PBB-së, dhe në krahasim me vlerësimet për këtë vit ato janë më të larta për 71 milionë euro.

Shpenzimet totale janë planifikuar në vlerë preh 1.97 miliardë euro ose 41.1 për qind të PBB-së dhe janë më të larta për 40 milionë euro, tha Radunoviq.

SHARE