MILIQ:NUK KTHEHEM NË GJYKATË

Branka Miliq, njëra nga të akuzuarat për tentativë të terrorizmit gjatë zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi në vitin 2016, deklaroi për gazetën “Dan”,  se, siç tha ajo, pas torturës dhe poshtërimeve të papara që ajo kishte përjetuar gjatë gjykimit nuk ka çfarë të kërkoi në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Ajo tha se nuk do të kthehet në gjykate, duke pohuar se askush nga organet kompetente të Serbisë nuk bisedoi me të lidhur me ekstradimin eventual të saj.

Milliq thekson se është gënjeshtër pohimi se pas largimit nga Gjykata e lartë, ajo është transportuar me veturë të Parlamentit të Malit të Zi, deri te ambasada e Serbisë, duke shtuar se ky pohim mund të vërtetohet përmes xhirimeve të video-kamerave.

“Unë jam absolutisht e pafajshme dhe si i tillë unë nuk e shoh arsyen që edhe më tutje të vazhdoj të aktroi si dekor për një bisedë të turpshme. Nëse  më duhet të gjykohem, atëherë ky shtet duhet të më siguroi një gjykim ashtu si më garantohet me të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe me Kushtetutën e Malit të Zi”, ka thënë  Miliq.

SHARE