Komuna e Tuzit në vitin akademik gjegjësisht shkollor 2018/19 do të bursojë gjashtë student të rregullt të studimeve themelore dhe një nxënës të shkollës së mesme, në bazë të notës reale të kuadrove deficitar nga profesionet dhe drejtimet e caktuara të përcaktuar nga ana e Komisionit për ndarjen e bursave e të cilët kanë vendbanimin në trevën e komunës së Tuzit së paku një vit para shpalljes së Konkursit.
Bursa studentëve gjegjësisht nxënësit të shkollës së mesme po të paguhet në periudhë prej 10 muajve, në shumë prej 100,00€.
E drejta për ndarjen e bursës realizohet me paraqitje në këtë Konkurs. Në mënyrë që kandidati për ndarjen e bursës të merret në konsiderim, duhet të plotësojnë kushtet:
- të kenë nënshtetësi Malazeze;
- vendbanim në territorin e komunës së Tuzit, se paku një vit para datës së shpalljes së konkursit;
- statusin e studentit të rregullt, gjegjësisht nxënësit të rregullt të shkollës së mesme;
- të jetë student i studimeve themelore (nuk vlen për nxënës të shkollave të mesme);
- notën mesatare së paku 7.00 gjatë studimeve (nuk vlen për nxënës të shkollave të mesme);
- mos të jenë në marrëdhënie pune.
Në drejtim të dëshmisë së përmbushjeve të këtyre kërkesave, kandidatet me fletëparaqitje janë të detyruar të dorëzojnë edhe dokumentet si në vijim:
- vërtetim mbi nënshtetësinë ose kopja e letërnjoftimit biometrik;
- vërtetim mbi vendbanimin;
- vërtetim mbi studimet, respektivisht vërtetim mbi vijimin e shkollës së mesme,
- vërtetim mbi dhënien e provimeve prej viteve të kaluara ose dëftesa e suksesit në vitin e kaluar shkollor,
- vërtetim mbi notën mesatare gjatë studimeve (për studentë),
- vërtetimin mbi të ardhurat e amvisërisë për periudhën janar- qershor 2018
- dëshmi që studenti, gjegjësisht nxënësi është person pa njërin apo te dy prindër;
- dëshmi mbi shpërblimet e fituara në garat zyrtare shtetërore dhe ndërkombëtare (përderisa kandidati posedon ndonjë të tillë).
Dita e fundit e afatit për parashtrimin e kërkesës është 26.12.2018.
Fletëparaqitja me dokumentacionin gjegjës i parashtrohet Komisionit për ndarjen e bursave më së voni deri në afatin e përcaktuar. Fletëparaqitja mund të dorëzohet në arkivin e komunës së Tuzit ose përmes postës, kumtuan nga Komuna e Tuzit.