Lojëra Zen me nuancat e gjelbra: Manikyri që i bën nder tonit të natyrës

Ditëve të ftohta lozim me nuanca të frymëzuara me ngjyra që na qetësojnë.

Ndër opsionet janë edhe nuancat pastel dhe ato të errëta, të ngjashme me sipërfaqet e maleve dhe livadheve.

Është e popullarizuar në botën e modës por edhe të bukurisë, por kur është fjala për manikyrin na sjellin lojëra të ndryshme kreative, transmeton Telegrafi.

Për adhurueset e luleve të fushës, kjo është një ide e përsosur.

Nuanca e errët, e thellë duket shkëlqyeshëm me teksturat me grimca shkëlqyese.

Stili ushtarak ka hyrë në botën e manikyrit elegant.

Smeraldi është një ndër frymëzimet më të bukura, vetëm për ato që bartin glamur.

Edhe linjat e arta kanë avantazhet e tyre stilistike – ‘thyejnë’ bazën e errët.

Ndër opsionet hit janë edhe teksturat e ndryshme nga mat në shkëlqim dhe ato të zgjeruara me shkëlqim. /Telegrafi/

SHARE