Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, për herë të dhjetë ka fituar në turneun e tenisit Australian Open.

Ai fitoi më 29 janar kundër Stefanos Tsitsipas me rezultat 3:0 në sete.

Me këtë fitore, Gjokanoviq arriti titullin e 22-të të Grand Slam-it, i cili e barazoi me spanjollin, Rafael Nadal, për numrin e titujve në turnetë më prestigjioze në botën e tenisit.

Ky është gjithashtu titulli i dhjetë për Gjokoviq në Australi, i cili theu rekordin e vet.

Nga e hëna, 35-vjeçari do të jetë sërish numri një në listën e tenistëve më të mirë në botë, ku do të zëvendësojë spanjollin Carlos Alcaraz, i cili nuk luajti për shkak të një lëndimi.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, dhe nënkampioni grek, Stefanos Tsitsipas, me trofetë e tyre përkatës pas ndeshjes së fundit në Australian Open Melburn, Australi. 29 janar 2023.
Tenisti serb, Novak Gjokoviq, dhe nënkampioni grek, Stefanos Tsitsipas, me trofetë e tyre përkatës pas ndeshjes së fundit në Australian Open Melburn, Australi. 29 janar 2023.

Në një ndeshje që zgjati dy orë e 56 minuta, Gjokoviq fitoi gjithsej 112 pikë, ndërsa tenisti grek 84.

Tenisti numër një në botë në kategorinë e meshkujve humbi vetëm një set në shtatë ndeshje.

Babai i Gjokoviqit, Sërgjan Gjokoviq, nuk ishte i pranishëm në Rod Laver Arena, ashtu siç nuk ishte i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale, pasi ishte incizuar më 25 janar duke bërë fotografi me mbështetës së presidentit rus, Vladimir Putin në turneun e tenisit, Australian Open.

Për këtë ka folur edhe Gjokoviq, i cili ka thënë se fotografitë e babait të tij janë “keqinterpretuar”, dhe se ai dhe familja e tij nuk e përkrahin dhunën apo luftën.

Vitin e kaluar, Gjokoviq nuk mori pjesë në Australian Open, pasi u dëbua nga vendi më 16 janar 2022, pasi nuk ishte vaksinuar kundër koronavirusit.

SHARE