Kur duhet të ushtroni për të humbur peshë, kur për gjumë më të mirë e kur për të pasur më shumë energji

Ushtrimet fizike kërkojnë shumë përkushtim, prandaj është e rëndësishme të siguroheni se jeni duke i marrë të gjitha të mirat që ua ofrojnë ato

Stërvitjet nuk kanë të bëjnë vetëm me djegien e dhjamit, por mund t’ju ndihmojnë edhe me rritjen e disponimit, me përmirësim në kualitetin e gjumit, etj.

Siç bëjnë të ditur ekspertët, koha e ditës kur ushtroni e përcakton edhe atë se cilin përfitim të ushtrimeve fizike do ta gëzoni më së shumti, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet në mëngjes – kardio me bark bosh (më të mirat për djegie të yndyrës)

Ekspertët thonë se stërvitjet në mëngjes ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit, e rrisin energjinë dhe e përmirësojnë disponimin tonë.

Një studim, i cili është publikuar në ‘British Journal of Nutrition’¸ka treguar se kur bëni ushtrime kardio me stomak bosh, ju mund të digjni deri në 20% më shumë yndyrë.

Ushtrimet e drekës – joga/pilates (më të mirat për një pasdite me disponim të lartë)

Kafja më nuk është duke funksionuar t’jua rritë disponimin dhe energjinë pas orës 15:00?

Atëherë provoni të gjeni një orë në kohën e drekës për një sesion me joga ose pilate. Një sesion i tillë do t’ju bëjë të keni shumë energji për periudhën e pasdites.

Ushtrimet e mbrëmjes  – peshëngritje (më të mirat për gjumë kualitativ)

Ekspertët thonë se stërvitjet në mbrëmje na ndihmojnë të flemë më mirë dhe të flemë më shpejt, e gjithashtu na ndihmojnë ta largojmë stresin.

Ndonëse ushtrimet e mëngjesit dhe pasdites supozohen të na ndihmojnë të jemi më në disponim dhe të kemi më shumë energji, ato të mbrëmjes supozohen të na ndihmojnë që të na zë gjumi më shpejt.

Sipas shkencëtarëve, ata që bëjnë ushtrime me pesha në orën 19:00 flenë më mirë sesa ata që nuk stërviten fare ose se ata që bëjnë ushtrime gjatë ditës. /Telegrafi/

SHARE