VAKSINIMI URGJENT KUNDËR FRUTHIT GJATË FUNDJAVËS NË PODGORICË

Vaksinimi urgjent me vaksinën MMR kundër fruthit nga Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit do të kryhet në ambientet e Shtëpisë Shëndetësore “Stara Varosh” në fundjavën e 21 dhe 22 janarit, njoftuan nga ai institucion shëndetësor. Fruthi, siç u tha, është një sëmundje akute, ngjitëse, virale e shkaktuar nga virusi i fruthit. “Personat që nuk kanë pasur fruth ose që nuk janë vaksinuar kundër fruthit janë në rrezik të infektimit me virusin e fruthit. Fruthi konsiderohet përgjithësisht një sëmundje e fëmijërisë, por mund të shfaqet në çdo moshë, te personat e pavaksinuar dhe të prekshëm”, sqaruan nga Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit. Nga ai institucion shëndetësor vërejnë se më shumë se një milion fëmijë në botë vdesin çdo vit nga fruthi. “Prindërit dhe kujdestarët, fëmijët e të cilëve nuk janë imunizuar, mund të vijnë nga ora 09:00 deri në 17:00 pa caktuar termin gjatë 21 dhe 22 janarit”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shëndetësore.

SHARE