PENDAROVSKI: BALLKANI PERËNDIMOR NË RREZIK NGA NDIKIMET E MUNDSHME RUSE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e përshkroi Ballkanin Perëndimor si një “vend të butë” në arkitekturën e sigurisë në Evropë dhe të brishtë ndaj fushatave të mundshme të ndikimit nga Rusia. Në fjalimin në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Pendarovski tha se “Kremlini përbën rrezik për stabilitetin e rajonit”, por tha se beson që Shtetet e Bashkuara do t’i kushtojnë më shumë vëmendje situatës në rajon. Sipas tij, përveç Ukrainës, Ballkani Perëndimor është një pikë e ndejshme në arkitekturën e sigurisë evropiane. “Ekzistojnë dy pika të ndjeshme në rajon – Republika Sërpska dhe veriu në Republikën e Kosovës, ku tentohet të cenohet integriteti i këtyre vendeve, andaj NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojnë vëmendje”, tha Pendarovski. Ai iu referuar entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, që ka shpeshtuar thirrjet për shkëputje nga shteti dhe veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. “Nuk jam i shqetësuar nëse do të kemi unitet dhe solidaritet transatlantik dhe panevropian edhe këtë vit, por pyes veten nëse do të ruhet kur të përfundojë lufta në Ukrainë dhe ky është çelësi që demokracia të mbizotërojë mbi autokracinë”, theksoi Pendarovski.

SHARE