Përfitimet shëndetësore të vajit të peshkut përfshijnë aftësinë e tij për të ndihmuar në humbjen e peshës, fertilitetit dhe kujdesit të lëkurës (sidomos për psoriasis dhe aknet).
Është gjithashtu i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, kolesterolit të lartë, depresionit, ankthit, sistemit të dobët imun, kancerit, diabetit, inflamacionit, artritit, sëmundjes Alzheimer, çrregullimeve të syve, dhe ulçerave.
Shumica e përfitimeve shëndetësore të vajit të peshkut mund t’i atribuohet pranisë së acideve yndyrore esenciale të omega-3.
Por, pavarësisht këtyre përfitimev,e është me rëndësi që përpara përdorimit të merrni gjithë informacionin e nevojshëm jo vetëm mbi efektet, por edhe mënyrën e përdorimit. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), provat klinike kanë treguar se omega-3 është efektive në reduktimin e incidencës së sëmundjeve kardiovaskulare.
Vaji i peshkut është një burim i madh i omega-3 dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe aritmisë. Gjithashtu ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).
Vaji i peshkut parandalon akumulimin e triglicerideve dhe gjithashtu zvogëlon nivelin e triglicerideve të tepërta. Hulumtimi paraprak ka treguar se ai mund të përdoret për të parandaluar arteriosklerozën në pacientët koronarë.
Kështu, vaji i peshkut është efektiv në parandalimin e goditjeve dhe për dorimi i rregullt i tij mund të ndihmojë në shmangien e vdekjes së papritur kardiake. Për shkak të pranisë së acideve yndyrore omega-3, vaji i peshkut është promovuar për lehtësimin e ankthit, shqetësimit, lodhjes mendore, stresit e çrregullimeve të tjera nervore.
Marrja e peshkut është gjithashtu një ilaç i mirë për depresionin. Gjetjet e një studimi kërkimor sugjerojnë se konsumi i peshkut mund të jetë i dobishëm për shëndetin mendor të grave dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të depresionit.