Rosto derri

Një pjatë kryesore e shijshme dhe kalorike për një vakt me familjarët tuaj.

Përbërësit

  • 700 g mish derri lombatë (pjesa e sipërme e kofshës).
  • 300 ml qumësht.
  • 3 lugë-gjelle vaj.
  • Hudhër.
  • sherbelë.
  • rozmarinë dhe kripë sipas dëshirës.

Udhëzimet

  1. Grijmë 2 thelpinj hudhër, disa gjethe sherbele e rozmarine dhe i përziejmë së bashku.
  2. Perzijejme 2-3 herë mishin me këtë përzierje.
  3. Vendosim mishin në një enë, e kripim, i hedhim sipër qumështin, 2-3 lugë-gjelle vaj dhe 1 gotë me ujë.
  4. E ziejmë me zjarr të avashëm derisa të avullohet lëngu dhe pastaj vazhdojmë skuqjen gjithnjë me zjarr të lehtë.
  5. Pas rreth 2 orësh rostoja është gati të shërbehet.
  6. E presim në rriska dhe e mbulojmë me lëngun e mbetur.
SHARE