EMËROHET KOMISIONI KOMUNAL ZGJEDHOR I KOMUNËS SË TUZIT, UJKIQ, KRYETAR, UJKAJ SEKRETAR

Kuvendi i Malit të Zi, ka emëruar Komisionin komunal zgjedhor të Komunës së Tuzit.

Kryetar i Komisionit Komunal zgjedhor emërohet Shtjefan Ujkiq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, kurse zëvendëse e tij është emëruar Danijela Nikceviq.

Sekretar i Komisionit komunal zgjedhor emërohet Edmond Ujkaj, nga radhët e Alternativës Shqiptare.

Siç raporton portali Malesia.Org, anëtarë të Komisionit të përhershëm nga Koalicioni midis Partisë Demokratike të Socialistëve, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë Boshnjake për anëtarë , emërohen: Enisa Nikovic, anëtare, Beqir Gjokaj, zëvendës, Ajla Turuskoviq, anëtare, Aida Dukoviq, zëvendëse.

Nga radhët e Alternativës Shqiptare, anëtar emërohet Robert Camaj, zëvendëse Valbona Sinishtaj, kurse nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, anëtar emërohet Leon Berishaj, ndërsa zëvendës Ilir Camaj.

Me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve parashihet që KKZ-ja, të përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë në përbërje të përhershme si dhe nga një përfaqësues të autorizuar nga lista zgjedhore.

Nga 1 shtatori i vitit 2018, ka hy në fuqi Ligji, me të cilin parashihet që Tuzi të jetë Komunë e Plotë.

Me ligj është e paraparë që zgjedhjet e para për kuvendin e komunës së sapo formuar, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, që është bërë ndryshimi territorial, ti shpallë presidenti i Malit të Zi, në afat prej 90 ditëve, nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit, me të cilin është formuar komuna e re.

SHARE