GJUKANOVIQ: TË KAPËRCEHEN NDARJET DHE KEQKUPTIMET PËR TË MIRËN E MALIT TË ZI

Duke respektuar dallimet, duhet t’i kapërcejmë ndarjet dhe keqkuptimet që të mund të vazhdojmë me qetësi dhe bashkërisht të punojmë për mirëqenien e atdheut tonë, ka thënë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e Krishtlindjeve. Gjukanoviq uroi kryepeshkopin e Tivarit Rok Gjonlleshaj, peshkopin e Kotorrit Ivan Shtironja, të gjithë qytetarët e besimit katolik dhe klerin me urimin që të festojnë ditën më të lumtur në krishterim, ditën e lindjes së Krishtit, duke shijuar paqen dhe qetësinë së bashku me familjet e tyre, të dashurit dhe miqtë. Ai përmendi se Krishtlindjet janë një mundësi për të ndalur për një moment dhe për t’i kujtuar vetes se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe për t’u fokusuar në qëllimet dhe pritjet për vitin e ardhshëm. Duke dëgjuar mesazhin e Krishtlindjes për paqe dhe solidaritet, siç tha ai, ne marrim përsipër t’u japim shpresë dhe dinjitet të gjithë njerëzve. Ai uroi që bashkëpunimi, vetëbesimi dhe besimi në forcat e veta të jenë shenjë dalluese e përpjekjeve për të vazhduar ndërtimin e një shoqërie të begatë në një shtet të rregullt të bazuar në sundimin e ligjit, përmes harmonisë, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.

SHARE