FERR FLAKËSH NË PERIFERI TË MOSKËS

Një zjarr masiv mbërtheu një qendër të madhe tregtare afër moskës duke i marrë jetën edhe një personi, në atë që po konsiderohet si një sulm i mundshëm. Flakët shpërthyen në qendrën tregtare Mega në Khimki, afër kryeqytetit rus, duke cuar në shembjen e një pjese të strukturës. Qendra tregtare e përfshirë nga flakët, më e madhja në Moskë, përfshin edhe dyqanet IKEA në Rusi. Shërbimet e emergjencave thanë se më shumë se 70 zjarrfikës dhe 20 makina zjarrfikëse po punonin në vendngjarje duke shtuar se puna e tyre ishte vështirësuar nga projekti i ndërtesës. Për shkak të shembjes së çatisë, zjarri u përhap menjëherë në një zonë më të gjerë”, thanë shërbimet rajonale të emergjencave në rrjetin Telegram. Zyrtarët rusë besojnë se burimi i shpërthimit ishte brenda ndërtesës.

SHARE