Sot ambasadori i ri i Shqipërisë në Mal të Zi,Ridi Kurtezi dhe zëvendës ambasadorja, z. Ermira Braho, vizituan komunën e Tuzit dhe subjektet politike Shqiptare, të cilat veprojnë në trevën e Malësisë.
Sipas informatave tona z.Kurtezi, përpos takimit me krerët e Komunës së Tuzit, takim kishte edhe me Kreun e Alternativës Shqiptare dhe Kreun e Lidhjes Demokratike Shqiptare.
Sipas një kumtesë të lëshuar nga Komuna e Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit, në takimin që u mbajt sot në lokalet e Komunës me z. Kurtezi, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, zëvendësi Simon Ivezaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe sekretari i Kuvendit, Nermin Alibashiq, të cilët Ambasadorit i uruan sukses në funksionin e ri.
Siç kumtohet Ambasadori i urojë qytetarët e Tuzit për Komunën e re duke u shpreh i bindur që ajo ishte edhe produkt i i marrëdhënieve të mira midis shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ai, po ashtu shprehi dëshirë dhe vullnet të mirë, për një bashkëpunim të mëtejshëm. Të pranishmit biseduan për statusin e ri të Komunës së Tuzit, për formimin e sekretariateve të cilat vetëm kanë filluar me punën e tyre dhe që janë në shërbim të plotë për të gjithë qytetarët.
Midis të tjerash, biseduan për çështjen e lumit Cem, e cila ditëve të fundit është bërë temë qendrore mediale. Ambasadori u shpreh bindshëm, se me marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë midis shtetit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilët vetëm janë duke punuar në këtë drejtim, së shpejti do të vijnë deri tek zgjidhja më e mirë për të dy anët.