Hungaria do të vazhdojë të ndihmojë Malin e Zi, në rrugën drejt Bashkimit Evropia, deklaroi ambasadori i Hungarisë në Malin e Zi Jozhef Negjeshi.
Negjeshi diskutoi me Kryebashkiakun e Cetisë Aleksander Kashqelan lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit dhe mundësive për pjesëmarrjen e kompanive nga ai vend në projektet e zhvillimit dhe infrastrukturës së qytetit të Cetisë.
“Në takim u vlerësua se marrëdhëniet politike midis Malit të Zi dhe Hungarisë janë në nivelin më të lartë dhe se përvoja e këtij bashkëpunimi duhet të zbatohet në fushën e ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në komunikatë nga Kryeqendra e Cetisë.
Bashkëbiseduesit, siç kumtohet, kanë rënë dakord që të dy vendet kanë shumë ngjashmëri. Anëtarësimi në NATO, e kanë theksuar si sukses të përbashkët i cili, sipas tyre, përveç garantimit të sigurisë dhe stabilitetit, hap perspektiva të reja për investime dhe zhvillim.+