KRIVOKAPIQ: MALIN E ZI PËR 25 VITE E LËSHUAN 14 MIJË QYTETARË

Mali i Zi është midis tre vendeve më të këqija në Evropë sa i përket papunësisë së të rinjve dhe papunësisë së përgjithshme, deklaroi lideri i Partisë Social Demokratike, Ranko Krivokapiq.

Ai shtoi se sipas të dhënave të sektorit joqeveritar 140 mijë qytetarë u larguan nga shteti brenda 25 viteve. Në konferencën e sotme për shtyp, PSD,  paraqiti propozimin e një politike aktive të zhvillimit të popullsisë për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe ndërtimin e shoqërive paqësore me të cilat ballafaqohen fëmijët dhe të rinjtë.

Krivokapiq tha se ata janë mbledhur rreth projektit të katër vendeve, me mbështetjen e Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe.

“Mali i Zi, Serbia, Bosna dhe Hercegovina dhe Maqedonia, socialdemokratët e rinj, krahët e majtë, së bashku janë bashkuar për të luftuar pasojat më të këqija të shkatërrimit ekonomik dhe social në Ballkanin Perëndimor, e ajo është largimi i të rinjve”, tha Krivokapiq.

Ai theksoi se të rinjtë janë pjesa më e rëndësishme e çdo shoqërie, baza dhe masa kritike për reformën sociale dhe të ardhmen e secilit shtet që nga themelimi i i tij.

“Projekti që po implementojmë është me shumë rëndësi. Vlerësimi i përgjithshëm politik është robëria e vendeve që e kryejnë atë, dhe socialdemokratët e rinj dhe të majtët e këtyre katër shteteve duan të ofrojnë zgjidhje për këtë”, deklaroi Krivokapiq.

Sipas tij, dikur janë larguar rreth luftërave, ndërsa tani është duke u larguar  pjesa më me perspektivë e Malit të Zi, të rinjtë e shkolluar.

SHARE