MBAHET SEANCA E IX TË E VEÇANTË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT, KOMUNË NË KUADËR TË KRYEQYTETIT

Sot u mbajt seanca e IX të e veçantë e kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të kryeqytetit,në të cilën u miratuan gjashtë pika të rendit të ditës.

Në fillim të seancës Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, uroj qytetarët për statusin e rij të Komunës së Tuzit, duke dëshiruar qe të ketë zhvillime të më tutejshme, njëkohësisht ftoi Diasporën që të investojnë për zhvillimin e kësaj trevë.

Në Propozim Vendimi mbi themelimit e këshillit organizativ për krijimin e  kushteve për fillimin e punëve të komunës së sapo themeluar; u themelua këshilli në përbërje prej 7 anëtarëve, në të cilin tre përfaqësues janë nga Kryeqyteti-Podgorica, tre përfaqësues nga Komuna e Tuzit dhe një përfaqësues nga Ministria.

Përfaqësues të këtij këshilli janë:

  1. Mr.Miomir Jakshiq përfaqësues i Kryeqytetit- Podgorica,
  2. Mlladen Illiq, përfaqësues i Kryeqytetit- Podgorica,
  3. Olliver Markoviq, përfaqësues i Kryeqytetit- Podgorica,
  4. Mr. Emin Haxhi, përfaqësues i komunës së Tuzit,
  5. Nik Gjeloshaj, përfaqësues i komunës së Tuzit,
  6. Nermin Allibashiq, përfaqësues i komunës së Tuzit,
  7. Jadranka Vukçeviq, përfaqësues i Ministrisë,

Lidhur me pikën e  parë të rendit të ditës që ka të bëjë me Vendimi mbi themelimit e këshillit organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punëve të komunës së sapo themeluar, Kryetari i Klubit të Këshilltarëve të LDSH-së, Ivan Ivanaj, deklaroi se ky komision ka një përgjegjësi të madhe dhe se këta anëtarë të propozuar do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga LDSH duke u shprehur se asgjë që nuk është në të mirë të Malësisë nuk do ti heshtin.

Ai theksoi se vendin në këtë komision është dashtë ta ketë edhe LDSH-ja, si parti opozitare.

Ivanaj potencoi se pjesë e territorit të Malësisë nuk është përcaktuar bjeshka e Koshticës dhe Liqeni i Rikavecit, që nuk është mirë të lihen jashtë territorit të Malësisë.

Ndërkaq lidhur me këtë Kryetari i Klubit të këshilltarëve të ASH-së, Nik Gjeloshaj, i cili është emëruar edhe si anëtar i këtij komisionit, deklaroi se ky vendim është përgjegjësi e re për ASH-në dhe se me sot marrin përgjegjësi kyçe për definimin e pasurisë të asaj që i thonë Malësi.

Gjeloshaj theksoi se as një milimetër që i takon territorit të Malësisë nuk do të pranojnë që të jetë jashtë territorit të saj.

Detyra e këtij Këshillit është që të propozojë mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit, të propozojë ndarjen territoriale ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit, të propozojë metodën për ndarjen e pronës ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit dhe aktivitete të tjera për krijimin e kushteve për fillimin e funksionimit të komunës së sapo themeluar të Tuzit.

Ky vendim hynë në fuqi ditën e nesërme nga dita e publikimit në “Fletën zyrtare të Malit të Zi- Dispozitat komunale”.

Ndërsa, në Propozim Vendimin mbi taksat lokale administrative; përcaktohen taksat lokale administrative për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës së Komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz (në tekstin e mëtejmë Komuna e Tuzit).

Taksa lokale administrative paguhet në lartësi e cila përcaktohet me Tarifën e cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Taksa nuk mund të paguhet nëse me Tarifë nuk është e përshkruar, as nuk mund të paguhet në shumë më të madhe ose më të vogël nga e përshkruara. Me vendimin mbi taksat lokale komunale, taksat lokale komunale, përcaktohet lartësia e tyre, mënyra dhe afatet e pagesës, si dhe kryerja e punëve të përcaktimit, pagesës dhe kontrollit të pagesës së taksës lokale komunale (në tekstin e mëtejmë: taksa komunale).

Me Vendimin mbi themelimin e Shërbimit të Kuvendit, themelohet Shërbimi i Kuvendit, përcaktohet fushëveprimi i tij dhe rregullohen çështje të tjera me rëndësi për punë të tij. Shërbimi i Kuvendit kryen punë profesionale dhe të tjera për nevoja të Kuvendit në kuadër të Kryeqytetit- Tuz (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi), trupave punues të Kuvendit dhe këshilltarëve në Kuvend.

Me vendimin mbi përcaktimin e kompensimit mujor për qiramarrje të lokaleve për punë të klubeve të këshilltarëve përcaktohet kompensimi mujor për qiramarrje të lokaleve për punë të klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz.

Me vendimi mbi zgjidhjen e nevojave banesore të zyrtarëve dhe nëpunësve lokal të Komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz, përcaktohen kushtet, mënyra dhe procedura e zgjidhjes së nevojave banesore të zyrtarëve dhe nëpunësve lokal (në tekstin e mëtejmë: të punësuarit) në organet e administratës, shërbimeve të veçanta dhe profesionale në Komunë bë kuadër të Kryeqytetit- Tuz.

Nevojat banesore në kuptimin e këtij vendimi rregullohen nga:

* Buxheti i komunës në kuadër të Kryeqyteti- Tuz;

* Buxheti i Kryeqytetit;

* Burime të tjera të dedikuara për zgjidhjen e nevojave banesore (kredi nga bankat, kooperativat banesore dhe ngjashëm).

 

SHARE