Shije fantastike
Përbërësit
- 250 g oriz
- 3 lugë pesto
- 4 domate të mëdha
- 2 kunguj të njomë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri.
Udhëzimet
- Ngroheni furrën në 190C. Përzieni orizin me 2 lugë pesto. Prisni majat e domateve dhe hiqni pjesën e brendshme. Mbushni zgavrat e zbrazëta me përzierjen e orizit, duke e shtypur lehtë, më pas vendosni kapakët.
- Pritini kungujt në formë rrumbullake dhe lyejini me peston e mbetur dhe vajin. Përhapeni mbi një tavë pjekjeje dhe mes tyre vendosni domatet. Piqni për 20-25 minuta derisa domatet dhe kungujt e njomë të zbuten.
- Ju befte mire!