FILLON PROCEDURA PËR EMËRIMIN E ANTARËVE TË  KKZ-së NË TUZ

Këshilli Administrativ i Kuvendit të Malit të Zi, do të fillojë nesër procedurën për emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Tuz.

Kjo është bërë në bazë të Ligjit për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi dhe zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi, me të cilin Tuzi fitoi statusin e komunës së pavarur, hyri në fuqi më 1 shtator.

Këshilli Administrativ u bëri thirrje të gjitha partive politike që kanë të drejtën ligjore për të propozuar kandidatë e vet  në Komisionin Komunal Zgjedhor të Tuzit.

SHARE