Një studim i kohëve të fundit pohon se burrat e shkurtër janë më agresivë sesa ata më të gjatë.
Sipas studimit të kryer nga shkencëtarët në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta të Gjeorgjisë, njerëzit më të shkurtër priren të jenë më të egër dhe më të dhunshëm sesa njerëzit me të gjatë.
Shkencëtarët vëzhguan 600 burra, midis moshës 18 dhe 50 vjeç dhe zbuluan se ata që ishin më të shkurtër, kishin 3 herë më shumë të ngjarë të kishin kryer sulme të dhunshme ose vepra penale.closevolume_off
Shkencëtarët thonë se kjo është rezultat i “stresit të mospërputhjes mashkullore” që i bën ata të jenë më agresivë.
Për shkak të stereotipeve shoqërore, një nga mënyrat se si meshkujt ndiheshin më pak mashkullor ishin kur ata mendonin se lartësia e tyre ishte më e shkurtër se mesatarja.
Shkencëtarët thonë se burrat më të shkurtër veprojnë më agresivisht për të kompensuar mungesën e lartësisë.
Ky sindrom njihet gjerësisht si ” kompleksi i Napoleonit” që në vitin 1926 u identifikua nga psikoanalisti austrial Alfred Adler.
Sipas ekspertëve, njerëzit më të shkurtër kanë ndjenja më të forta të ndjeshmërisë dhe nivele më të larta të paranojës.