Cilat ushqime mund t’i lehtësojnë dhimbjet e padurueshme të periodave?

Shpeshherë as qetësuesit standard nuk arrijnë të qetësojnë dhimbjet e menstruacioneve për shumë gra. Studiuesit kanë sugjeruar se disa rregullime të thjeshta në dietë mund të jenë të mjaftueshme për të eliminuar dhimbjet  njëherë e përgjithmonë.

Shoqata Amerikane e Menopauzës sugjeron gratë të hanë më shumë peshk dhe arra në vend të mishit dhe ushqimeve me sheqer që çojnë në lehtësimin e dhimbjeve.

Studimi tregon se omega-3 dhe antioksidantët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Inflamacioni është përgjigja natyrale e trupit ndaj dëmtimit dhe shpesh rezulton me dhimbje që shoqërohet gjatë ciklit menstrual.

Ushqime të tjera të pasura me omega-3 dhe antioksidantë përfshijnë vajrat bimore, si vaji i farave të lirit dhe farat chia dhe arrat.

Ekspertët arritën në përfundimin se ushqimet e pasura me omega-6, sheqer, kripë dhe mish inkurajojnë inflamacionin. /Klankosova.tv/

SHARE