NË GUSHT, MË PAK FUQI BLERËSE SE NË JANAR

Sipas analizës së Qendrës për Studime Ekonomike dhe Evropiane, fuqia blerëse e qytetarëve të Malit të Zi është ulur, për shkak të një inflacioni shumë të lartë deri në 15 për qind. Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në Mal të Zi prej 718 euro, e cila ishte në muajin gusht, është 5.7 për qind më e ulët në terma realë krahasuar me janarin e 2022. Kjo do të thotë se një qytetar malazez mund të blejë më pak mallra dhe shërbime për 718 euro të ardhura të gushtit sesa për 686 euro, që ishte paga mesatare në janar. Arsyeja, siç sqarojnë ata, është një inflacion shumë i lartë deri në 15 për qind, që është shumë më i lartë se në Eurozonë.

SHARE