KUVENDI NUK MIRATOI PROPOZIMIN E PRESIDENTIT GJUKANOVIQ

Kuvendi i Malit të Zi nuk do të diskutojë propozimin e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, pasi deputetët në seancën e sotme nuk e miratuan rendin e ditës me atë iniciativë. Në seancë mori pjesë edhe presidenti Gjukanoviq. Gjithsejit votuan 80 deputetë, 39 prej tyre votuan për, ndërsa 41 deputetë ishin kundër propozimit të presidentit Gjukanoviq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. Kryeparlamentarja Danijela Gjuroviq në fillim të seancës ka bërë të ditur se ka kuorum për punë, pasi kanë qenë të pranishëm shumica e deputetëve. Parlamenti tregon se nuk i përmbush kompetencat e veta kushtetuese, tha presidenti i Mali të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe theksoi se qëllim është i qartë, që Mali i Zi të bëhet institucionalisht e paaftë. Gjukanoviq u tha gazetarëve në Kuvend se ekzistojnë norma kushtetuese që janë absolutisht të qarta, dhe njëra prej tyre është se brenda 30 ditëve mund të emërohet mandatari, të cilit më pas i jepen 90 ditë që të përpiqet të formojë Qeverinë. “Ai afat ka kaluar dhe ne nuk mund t’i kthehemi më. Është shpenzuar për shkak të lojërave politike të një pjese të partive që përbëjnë shumicën e 30 gushtit”, tha Gjukanoviq.

SHARE