URAGANI IAN ZBARKON NË KUBË, “DRIDHET” FLORIDA: PËRGATITET PËR STUHINË

Uragani Ian preku tokën në Kubën perëndimore orët e para të mëngjesit të sotëm me erëra që mbërrinin shpejtësinë 200 km në orë e duke përplasur mbi zonë shira të furishëm. Ian që po intensifikohet me shpejtësi u shndërrua në stuhi të kategorisë 3, teksa i është drejtuar Floridës, ku ka nisur tashmë evakuimi i banorëve të disa rajoneve bregdetare, te cileve u eshte thene te pergatiten “për një katastrofë të madhe”. Njerëzit kanë nxituar të bëhen gati për pasojat e uraganit, e radhë të gjata janë krijuar nëpër supermarkete. Erdha për disa gjëra të caktuara në fakt, që më duhen, por do të marr dhe të tjera se nuk i dihet sa kohë do të përballemi me këtë situatë. Sipas ekspertëve, uragani që pritet të lëvizë në veri-veriperëndim të Kubës e më pas në të gjithë ishullin, do të lërë pas një vazhdë shkatërrimesh në rrugën e tij, e frika se një skenar i ngjashëm e rpet dhe Floridën, është e madhe. Ian pritet të dalë mbi Gjirin juglindor të Meksikës dhe të vazhdojë të rrotullohet drejt Floridës, duke kaluar në perëndim të saj mbrëmjen e sotme. Parashikimet janë që deri në mes të javës, kjo stuhi e pershkruar si një “kërcënim për jetën e njeriut”, të shtrihet në pjesës më të madhe të bregut perëndimor të këtij shteti amerikan. Nuk është mundur të përcaktohet ende me saktësi të plotë rruga që ajo do të ndjekë, por mendohet se zona e Tampës mund të marrë goditjen e parë prej një urgani të fuqishëm që nga viti 1921 dhe pasojat, do të jenë shkatërruese. “Kjo është diçka që ne nuk e kemi parë në jetën tonë … Kështu që ne duhet ta marrim atë seriozisht,” tha meteorologu Rick Davis i zyrës së Shërbimit Kombëtar të Motit në Tampa.

SHARE