MASAKËR E TMERRSHME NË CETINË

Në vendbanimin Medovinë në Cetinë, në afërsi të Qeverisë, kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Shërbimin Publik nga Drejtoria e Policisë.  Sulmuesi V.B. mbeti i vrarë, dhe pritet konfirmimi nëse është vrarë në një përballje me policinë apo është vrarë nga një bashkëqytetar.

Prokurorja Andrijana Nastiq tha për TVMZ se dy fëmijë janë vrarë, dhe sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia, siç është raportuar më parë.

Tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë.

2 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa 4 të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Nga Qendra Emergjente thanë për TVMZ se një burrë u pranua me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks.  Tre pacientë është dashur të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Ivan Ivanoviq, u.d.  Drejtori i spitalit të Cetinës më herët ka thënë për TVMZ se dy personat të cilët janë shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient pas trajtimit është liruar për trajtim në shtëpi. 

SHARE