“RREZIKOJMË LUFTË”, PARALAJMËRON KURTI: PAS SERBISË QËNDRON PUTIN

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për la Repubblica, tha se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë. Ai tha medias italianese pas Serbisë qëndron Vladimir Putin. “Bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainë. Ne jemi një demokraci që kufizohet me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë shanset që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë, do të jenë shumë të larta” Kurti komentoi dhe tensionet në veri të Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për reciprocitetin e targave serbe. “Konvertimi i targave të vendosura nga Millosheviçi është vendim i qeverisë sime. E njëjta gjë edhe për dokumentet. Protesta nuk u ngrit spontanisht nga poshtë, ajo u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia. Në mesin e demonstruesve, “disa ishin vërtet kriminelë, pasi vitin e kaluar përfunduan në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Në 31 korrik në veri të Kosovës u vendosën disa barrikada nga serbët lokalë duke ndaluar qytetarët në automjete dhe këmbësorët. Gjatë tensioneve, pati të shtëna me armë dhe ndaj policisë së Kosovës, por nuk pati të lënduar, ndërsa prezenca e KFOR u vendos menjëherë në zonë. Më 1 gusht, qeveria e Kosovës shtyu me 30 ditë vendimin për implementimin e vendimit për reciprocitetin për mjetet e identifikimit dhe targat serbe.

SHARE