VAPA NË MAL TË ZI: METEOROLOGËT PARASHIKOJNË MBI 44 GRADË

Kjo verë po thyen të gjitha rekordet e mëparshme për temperaturat e larta në Evropë, dhe vala e të nxehtit tashmë do të prekë edhe Malin e Zi. Sipas meteorologëve, temperatura në disa qytete do të jetë më e lartë se 44 gradë Celsius. Sipas njoftimeve të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji, moti më i nxehtë do të jetë në Danillovgrad, ku temperatura maksimale për ditën e premte parashihet 44.4 gradë. Të shtunën, të dielën dhe të hënën, ai qytet pret edhe vapë “ferrore” kur temperatura parashikohet të arrijë në 43.8 gradë. Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njoftoi se në Podgoricë nga e premtja temperatura do të shkojë mbi 42 gradë. Në qytetet e tjera malazeze do të jetë situata më “e këndshme” dhe temperatura përgjithësisht do të jetë nën 40 gradë. Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rekomandime se si të mbroheni nga nxehtësia ekstreme.

SHARE