SHTETE TË FUQISHME TË GLOBIT JANË ZOTUAR TË NDËSHKOJNË KRIMET RUSE TË LUFTËS

Disa shtete botërore janë zotuar se do të ndëshkojnë krimet e Rusisë që po i kryen në UkrainëDje, 45 shtete, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian dhe Britaninë e Madhe, SHBA-të, Kanadanë, Meksikën dhe Australinë, nënshkruan një deklaratë politike për punën e përbashkët në një konferencë në Hagë. Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan tha se njerëzit po jetojnë të frikësuar për jetën e tyre në Ukrainë. “E vërteta e thjeshtë është se ndërsa ne po flasim, fëmijët, gratë dhe burrat, të rinj e të moshuar, po jetojnë me frikë në Ukrainë”, tha ai. “Drejtësia kuptimplote mund të arrihet vetëm nëse punojmë së bashku. Sot ne angazhohemi të vendosim një standard të ri për bashkëpunim, duke forcuar përpjekjet tona drejt llogaridhënies në nivel global”, shtoi ai. Ndryshe, Rusia ka vazhduar me sulme edhe gjatë mbrëmjes së kaluar duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima.

SHARE