Kuzhina është burim mrekullish për bukurinë dhe këto zonja të famshme përdorin përbërës të ndryshëm që gjenden shpesh në pjatë
Flokët dhe fytyra kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe bota e kuzhinës e ka përgjigjen. Këta përbërës dhe produkte mund t’i marrim çdo ditë, ato përdoren nga zonja të famshme si Beyonce, Nicole Kidman, Suki Waterhouse, Blake, Catherine Zeta-Jones e të tjera, transmeton Telegrafi.
Keçap për kujdesin e flokëve u përdor për disa kohë nga Sienna Miller. Gjegjësisht, kur u ngatërrua duke i lyer flokët në shtëpi, ajo ka theksuar se ka qenë ky produkt që e ka shpëtuar.
– E vetmja gjë që bënte ndryshim ishte keçapi, ndaj më duhej të vendosja salcë domatesh në flokët e mi për rreth një vit e gjysmë, derisa të ktheheshin në normalitet – tha Sienna, flokët e së cilës janë bionde dhe mjaft të brishta.
Modelja Suki Waterhouse përdor pijen e njohur me gaz si shampo.
– Ndonjëherë i shpëlaj flokët me Coca-Cola. Nuk më pëlqejnë flokët kur lahen, janë të këndshëm dhe të çaluar, por Cola i bën të shprishur, sikurse një pyll tropikal – tha Suki.
Çudia e tretë është larg kuzhinës dhe konsumit të përgjithshëm – Beyonce shpesh vendos ngjitës letre në vetullat e saj të errëta.
– Truku im i preferuar i bukurisë është përdorimi i ngjitësit si xheli për vetullat dhe atë në nxehtësi të lartë. Nuk mbyll poret dhe lahet lehtësisht – tha grimieri Sir John, i cili bën grimin e Beyonce.
Në këtë listë është edhe Blake Lively, ajo përdor majonezën.
– Nëna ime më mësoi këtë këshillë vërtet të mrekullueshme bukurie. Para se të bënte dush, ajo aplikonte vaj ose majonezë në gjysmën e poshtme të flokëve. Në këtë mënyrë, kur ajo lahej me shampo, sapuni nuk do t’i zhveshte pjesën e poshtme të flokëve dhe nuk do t’i thante, duke i bërë të brishtë – tha Blake, shkruan Zestradar.
Për flokët e errët kujdeset kolegia e saj Catherine Zeta-Jones me kondicioner birre.
– Unë i trajtoj flokët me mjaltë dhe birrë. Me ditë të tërë ndjej aromën e birrës, e cila është shumë e mirë për flokët e mi – tha Zeta-Jones.
Julianne Hough përdor pastë dhëmbësh me shafran të Indisë, për të cilën ajo pretendon se zbardh dhëmbët e saj.
– Do të mendonit se do të ishte e kundërta dhe se do t’ju njollosë dhëmbët sepse është i verdhë, por në fakt i bën më të bardhë – theksoi Hough.
Nicole Kidman ka të preferuara edhe në kuzhinë, ajo e do shampon me boronicë.
– Nëse keni flokë të kuq, provoni t’i lani me lëng boronicë, dhe nëse jeni bionde, shpëlarja me shampanjë mund të bëjë mrekulli – zbuloi Kidman. /Telegrafi/