MALI I ZI ËSHTË MIRËNJOHËS NDAJ MB PËR MBËSHTETJEN E PROCESEVE TË REFORMËS

Mali i Zi është mirënjohës ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e përgjithshme ndaj proceseve tona demokratike dhe reformuese, ndaj të cilave Qeveria e 43-të e Malit të Zi është e përkushtuar pa kompromis, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq gjatë një takimi me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stujart Pich. Abazoviq dhe Pich u takuan në margjinat e konferencës ndërkombëtare në Athinë të quajtur “Antiteza, transformime dhe arritje në një botë në ndryshim” organizuar nga grupi mediatik “The Economist”. Abazoviq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet aleatëve dhe miqve të sinqertë si Mali i Zi dhe Britania e Madhe, veçanërisht në momentin aktual shumë kompleks gjeopolitik. Ai tha se e vlerëson shumë angazhimin e të dërguarit special të Mbretërisë së Bashkuar (MB) në Mal të Zi dhe në rajon kur bëhet fjalë për dëshirën për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e kësaj pjese të Evropës Juglindore përmes përpjekjeve të përbashkëta, sidomos gjatë kohës së konfliktit aktiv në Ukrainë. I dërguari i posaçëm Pich vlerësoi përpjekjet e qeverisë për të promovuar dhe ushqyer marrëdhëniet e mira në rajon me të gjithë fqinjët e tij.

SHARE