MINISTRIA: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar në atë departament, do të ndalohet përdorimi i plastikës dhe qeseve për një përdorim. “Do të ketë edhe risi të tjera dhe besojmë se do të ndikojmë edhe në ngritjen e vetëdijes ekologjike tek qytetarët tanë”, tha ai.

SHARE