GJEKA-WAG: DO TË FORMOHET DREJTORIA PËR NDËRKULTURALITET

Në Mal të Zi po punohet për Ligjin e ri për Ndalimin e Diskriminimit dhe risi do të jetë formimi i Drejtorisë për Ndërkulturalitet, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka. Gjatë bisedës me shefen e Misionit të OSBE-së në Mal të Zi, Dominik Wag, Gjeka tha se Misioni i OSBE-së ofron ekspertizë dhe çdo mbështetje tjetër në aktivitetet e departamentit të tij në zbatimin e dokumenteve strategjike. Në takim u theksua se Ministria dhe Misioni i OSBE-së bashkëpunojnë për më shumë se 15 vjet në zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe veçanërisht barazinë gjinore. “Ne të gjithë kemi të njëjtin synim, dhe ai është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) pa alternativë”, tha Gjeka. Ajo tha se bashkëpunimi i ngushtë me Drejtorinë për Barazi Gjinore ka rezultuar me miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Arritjen e Barazisë Gjinore për periudhën deri në vitin 2025. Ajo shtoi se Misioni gjithashtu mbështet një program arsimor për aftësimin profesional të nëpunësve civilë në fushën e planifikimit strategjik. Sipas Wag, Misioni i OSBE-së mbështet Ministrinë e Financave në prezantimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe mbështet komunat që të zhvillojnë plane lokale veprimi për barazi gjinore, në përputhje me Strategjinë Kombëtare.

SHARE