SAMITI I G7, LIDERËT: NUK DO I NDALIM SANKSIONET NDAJ RUSISË

Liderët e G7 mbyllën sot samitin e tyre në Bavari të Gjermanisë me zotimin se do ta bëjnë Rusinë të paguajë për atë se çfarë po bën në Ukrainë. “Është shumë e qartë që nuk është Perëndimi që kundërshton pjesën tjetër të botës, por pala e paqes kundër asaj të luftës. Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë, dhe për këtë arsye mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron. “Ne të gjithë biem dakord që presidenti Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe ne do të vazhdojmë ta rrisim koston ekonomikisht dhe politikisht për presidentin Putin”, tha Scholz. Udhëheqësit ranë dakord ndër të tjera  të shqyrtojnë vendosjen e një ndalimi për transportin e naftës ruse që shitet mbi një çmim të caktuar. Vendosja e një kufiri të çmimit do të ishte një mënyrë për të parandaluar Rusinë që të përfitonte nga pushtimi i saj në Ukrainë, i cili ka rritur çmimet e energjisë. Udhëheqësit e G7 ranë dakord gjithashtu të shtyjnë për ndalimin e importeve të arit rus.

SHARE