MBËSHTETJE E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË DIXHITALIZIMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj ka takuar ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, Karen Maddox.  Ambasadorja Maddox shprehu kënaqësinë me mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të mbështesë përvojën e saj në përmirësimin e efikasitetit dhe aksesit të administratës publike dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, nëpërmjet modernizimit dhe inovacionit në sektorin publik. Maddox tha se “në periudhën e ardhshme, Mbretëria e Bashkuar do të shqyrtojë mundësitë për të mbështetur përmirësimin e informacionit dhe sigurisë kibernetike”. Dukaj falënderoi për mbështetjen e Qeverisë Britanike në përmirësimin e administratës publike në Mal të Zi, “forcimin e kapaciteteve administrative, transferimin e njohurive dhe aftësive në fushën e administratës publike dhe zbatimin e programeve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe digjitalizimin e shërbimeve publike”. Dukaj e njoftoi ambassadoren për prioritetet në punën e Ministrisë së Administratës Publike, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për procesin e reformës dhe dixhitalizimit të administratës publike, të cilat duhet të rrisin kënaqësinë e qytetarëve me shërbimet dhe besimin e qytetarëve në administratën publike. Bashkëbiseduesit u shprehën të hapur për bashkëpunim edhe më intensiv bazuar në mbështetjen dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

SHARE