MALI I ZI  PO PUNON NË PËRMIRËSIMIN E MJEDISIT TË BIZNESIT

Mali i Zi është në rrugën e duhur për zhvillimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit dhe në periudhën e ardhshme do të bëhen përpjekje për të hequr barrierat që ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm të saj, u vlerësua në takimin e koordinatorit të Aktit për Biznesin e Vogël (SBA) në Paris.

Në emër të Ministrisë së Ekonomisë së MZ, si koordinatore e SBA, në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Investime dhe Zhvillim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe menaxhimi i fondeve të BE-së, Radosav Babiq. Përfaqësuesit e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, të cilët gjithashtu ishin mikpritës të këtij takimit, në bashkëpunim me institucionet partnere, prezantuan rezultatet paraprake të vlerësimit të të dhjetë dimensioneve të SBA për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Nga Ministria e Ekonomisë, u kumtua se Mali i Zi me sukses krijon politika dhe miraton dokumentet kryesore strategjike që trajtohen në fushën e MSP-së, duke ju referuar rekomandimeve të SBA-së.

SHARE