TANI PËR TANI, PLANI ËSHTË QË ORA MËSIMORE TË ZGJASË 45 MINUTA

Ministria e Arsimit planifikon që ora mësimore të zgjasë 45 minuta nga shtatori, është bërë e ditur për Portalin RTMZ nga ai departament. “Ministria e Arsimit është duke u përgatitur për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023, sipas planit dhe programit për orë 45-minutëshe, nëse e lejon gjendja epidemiologjike”, thonë nga Ministria e Arsimit. Gjithçka, thonë ata, varet nga epidemia e koronavirusit, ndaj, siç shtojnë ata, të gjitha vendimet do t’i marrin në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

SHARE