SHI “ACID”, 16 TË VDEKUR, HAPET GROPA GJIGANDE MES AUTOSTRADËS

Shirat e rrëmbyer në Guatemalë janë bërë shkas për vdekjen e 16 personave, ndërsa prej motit të keq në vend janë prekur gjysëm milionë banorë. Pasojat e tyre u panë qartë edhe në dëmtimin e skajshëm të njërës prej autostradave kryesore që lidh kryeqytetin me rajonet jugore, në mesin e të cilit është sjfaqur një gropë gjigande, që detyroi autoritetet ta mbyllnin atë pjesë të rrugës për trafikun. “Në 6 të mëngjesit, rruga thjesht u shemb dhe ne mbetëm me një gropë gati tre metra të gjerë që na e komplikon jashtëzakonisht shumë situatën. Tani duhet të shohim mundësitë që ta mbyllur krejtësisht trafikun për në veri. Nga katër korsi që përdoren zakonisht, tani kemi lënë hapur vetëm njërën.”- tha Henry Quevdo. Autoritetet vendase njoftuan se shumica e viktimave nga moti i keq, e humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Në mesin e tyre, sipas France 24 ishte dhe një nënë me 6 fëmijët e saj. Shirat e dendur të shoqëruar nga erëra të forta, kanë shkaktuar rrëshqitje toke, rëshqitje dherash, përmbytje dhe shembje në infrastrukturë dhe objekte në shumë pjesë të këtij vendi të Amerikës Qendrore.

SHARE