DUKAJ: QEVERIA DUHET TË KETË PRINCIPE DHE QËNDRIME TË BARABARTA SA I TAKON THEMELIMIT TË KOMUNAVE TË REJA

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, sot në mbledhjen e Qeverisë, pohoi që mbështet themelimin e Komunës së pavarur të Gollubovcit/Zetës. Qeveria ka dhënë mendim pozitiv mbi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi në mënyrë që komuna në kuadër të Kryeqytetit Gollubovci të fitojë statusin e Komunës së plotë me emrin Zeta. Dukaj ndër të tjera nënvizoi se Qeveria duhet të ketë principe dhe qëndrime të barabarta sa i takon themelimit të komunave të reja. Po ashtu, ai rikujtoi se si shumica e këtyre deputetëve që sot janë të gatshëm të votojnë që Zeta të bëhet komunë, thonin që Tuzi nuk ka kapacitet që të jetë komunë e plotë, si dhe ishin kundër emërtimit “Komuna e Malësisë”, edhe pse shumica e qytetarëve dhe partive politike e mbështesnin këtë propozim. Në fund Dukaj theksoi se buxheti i Komunës së Tuzit në vitin 2019 ishte 1,9 milion €, ndërsa për këtë vit është 8 milion € dhe kjo më së miri dëshmon suksesin e Komunës së Tuzit.

SHARE