NJË NGA OPSIONET E PUNËS TË DIELAVE, DYFISHI I PAGËS DHE E HËNA E LIRË

As Qeveria e Malit të Zi dhe as unë nuk do të marrim asnjë vendim lidhur me të dielen e ditë pune apo pushim me të cilën sindikatat dhe punëdhënësit nuk pajtohen, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq per Radion e Malit të Zi. Ai thotë se masa e kompromisit është një zgjidhje e ndërmjetme që do të mbrojë të drejtat e punëtorëve, me mundësi fitimesh më të larta për ata që janë të gatshëm të punojnë të dielave. Një nga propozimet ishte që të gjithë që punojnë të dielave nuk do të lejohen të punojnë të hënën dhe do të kenë pagë të dyfishuar, që do të thotë se çdo punëtor që punon të dielën do të mund të fitojë deri në 200 euro më shumë”, tha Gjuroviq.

SHARE