Jorginho drejt rikthimit në Serie A, Juve dhe Roma monitorojnë situatën e tij

Jorginho pritet të largohet nga Chelsea pas katër viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Mesfushori italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët për kontratën e re dhe e ardhmja e tij duket larg Londrës.

Kontrata aktuale e tij me klubin londinez skadon në verën e vitit 2023 dhe Chelsea është gati ta shes për mos ta humbur me parametra zero.

90min.com ka raportuar se e ardhmja e Jorginhos pritet të jetë sërish në Serie A, ku skuadra si Juventus, Roma e Lazio e duan transferimin e tij.

30-vjeçari ka zhvilluar këtë edicion 47 ndeshje me Chelsean ku ka realizuar nëntë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Dëshira e italo-brazilianit është të qëndrojë te Chelsea, por klubi nuk preferon t’i japë kontratë afatgjate dhe agjenti i tij po shikon opsionet në Itali.Lexo po ashtu:Juventusi dhe Chelsea në bisedime për shkëmbime dhe blerje: Rabiot, Jorginho dhe Lukaku në tavolinë

Chelsea për ta lënë të lirë yllin e mesfushës dëshiron të fitojë rreth 25 milionë euro.

Kujtojmë që Jorginho më parë në Itali kishte luajtur për katër vite te Hellas Verona dhe për katër të tjera te Napoli. /Telegrafi/

SHARE