DAMJANOVIQ: RIBALANCIMI I BUXHETIT ËSHTË I MUNDUR NË KORRIK, DO TË KETË NEVOJË PËR HUAMARRJE

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, sot në seancën e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet ka paralajmëruar mundësinë e nevojës për një ribalancim substancial të buxhetit gjatë muajit korrik. “Duhet të shkohet në një ribalancim të konsiderueshëm, në mënyrë që të sigurohet funksionimi pa probleme e financave publike në periudhën e ardhshme”, tha Damjanoviq në seancën ku u diskutua për Propozimin për ndryshime në Ligjin për Buxhetin e Malit të Zi për këtë vit, d.m.th. ribalanci teknik, i cili u mbështet njëzëri. Damjanoviq tha se për këtë është i nevojshëm komunikimi intensiv ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit dhe se do të ketë më shumë informacion kur të përcaktojnë mesataren reale dhe obligimet e gjendjes së financave publike. Duke folur për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për Buxhetin, ai tha se ato janë kushtëzuar me rregulloren e re për organizimin e punës së qeverisë së re, duke pasur parasysh se ka ndryshuar numri i ministrive dhe njësive shpenzuese.

SHARE