BËRNABIQ-KOVAÇEVSKI: BASHKËPUNIMI DHE STABILITETI, ME RËNDËSI PËR TË ARDHMEN E BALLKANIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerësojnë se bashkëpunimi dhe stabiliteti mes shteteve ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Ballkanit. Në Samitin Ekonomik “Maqedonia 2005” në Shkup, të mërkurën më 18 maj, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në kohën e krizës së madhe ekonomike, me të cilën për përballet bota, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi, paqja dhe stabiliteti janë prioritetet kryesore të Serbisë. Kryeministrja e Serbisë theksoi se vendet e Ballkanit duhet të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat, si në arsim, ekonomi, e sfera tjera që kërkojnë përkushtim më të madh. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian duhet të jetë prioritet kryesor, pasi, sipas tij, çdo zmbrapsje nga ky objektiv mund të rikthejë nacionalizmat e para 20 vjetëve. Kovaçevski tha se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të diskutohet, porse të nisë të zbatohet në praktikë.

SHARE