PRESIDENTI I MALIT TË ZI TË MËRKURËN NË VIZITË ZYRTARE NË KOSOVË

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, të mërkurën pret për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Në orën 10:00, presidentja Osmani do ta presë presidentin Gjukanović me nderimet më të larta shtetërore. “Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanović, si dhe në fund të takimit presidentja Osmani dhe presidenti Gjukanoviq mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. 

SHARE