QKMZ: TË GJITHA TERMINET ME SPECIALISTË PËR MUAJT KORRIK, GUSHT DHE SHTATOR JANË PLOTËSUAR

Të gjitha terminet e hapura nga Qendra Klinike e Malit të Zi për korrik, gusht dhe shtator për ekzaminim nga specialistët janë plotësuar, njoftoi QKMZ. Sipas njoftimit, për Qendrën Klinike të Malit të Zi janë lëshuar gati 86 mijë udhëzime në periudhën nga 1 janari deri më 1 prill 2022, gjatë të cilave ka pasur rreth 60 ditë pune. Datat që ishin të hapura janë plotësuar brenda 3 deri në 14 ditë pune. “Kjo do të thotë se në fund të muajit mars nuk ka pasur më vende të lira tek specialistët dhe subspecialistët tanë”, theksuan nga QKMZ. Qendra Klinike e Malit të Zi këtë vit do të marrë 30 specialistë dhe 16 subspecialistë të tjerë, po ashtu është bërë e ditur nga ky Institucion Shëndetësor. „Më parë, gjatë vitit 2021, në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë zhvendosur 11 mjekë me reputacion dhe provim nga institucionet shëndetësore private dhe të tjera publike nga vendi dhe rajoni”, thuhet në njoftim. QKMZ rikujton se aktualisht në atë institucion janë rreth 2,700 të punësuar, prej të cilëve rreth 550 janë doktorë të mjekësisë.

SHARE